Yllka Kuqi publikon foto me Adelina Ismailin, kështu e quan atë

Diva shqiptare, Adelina Ismaili është shumë e pëlqyer jo vetëm nga publiku por edhe nga koleget e saj.

ShowBiz

04/06/2018 14:34

Ajo shihet se ka raporte të mira me të gjithë yjet e estradës, pasi shpesh thonë fjalë të bukura dhe mbresëlënëse për të, shkruan lajmi net.

E fundit është edhe këngëtarja nga Gjakova, e cila përmes një fotografie të përbashkët me të e quan femra më e bukur.

“Me femrën më të bukur brenda dhe jashtë”, ka shkruar Kuqi.

Kujtojmë që të dy artistet janë mjaft të suksesshme dhe të dashura për publikun shqiptar. /Lajmi.net/

With the most beautiful woman in&out Adelina ? ❤️ @adelinaofficiel

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on