Yllka Kuqi me këngë të re, në videoklip do të duket aq e ‘zjarrtë’

Ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

ShowBiz

23/05/2018 11:49

Megjithatë këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi është mjaft aktive në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme, shkruan lajmi.net

Së fundmi, sipas postimeve që ka bërë në llogarinë personale Instagram, Yllka tregon se është në përgatitje të këngës së re teksa shfaqet e “zjarrtë”, në një fustan të zi elegant.

“Duke bërë video të reja”, ka shkruar ajo.

Javë më parë pas angazhimeve të shumta Yllka i kishte dhuruar vetes disa ditë pushimi në Hungari, së bashku me bashkëshortin.

Ndërsa, sa i përket projekteve muzikore të fundit janë “Dallaverxhi” dhe disa potpuri me Ylli Demajn. /Lajmi.net/