Yllka Kuqi dhe Gold AG bashkojnë forcat për duet

Takimi i tyre nuk është i rastësishëm.

ShowBiz

09/06/2018 08:40

Si shumë nga artistet e estradës edhe Gold AG me këngëtaren nga Gjakova, Yllka Kuqi kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim, shkruan lajmi net.

Përmes një postimi që reperi nga Presheva ka publikuar në Instastory, bën të ditur se ka një projekt së shpejti me Yllkën.

“Së shpejti… ft Yllka Kuqi, Xhan”, ka shkruar ai.

Yllka ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re ndërkaq Goldi ka lansuar “Ndihmoje jetimin”, me qëllim të solidarizimit në muajin e shenjtë të Ramazanit. /Lajmi.net/