Yllka Kuqi angazhon truproje (Foto/Video)

Yllka Kuqi javë më parë publikoi klipin e ri dedikuar nënave me rastin e 8 marsit.

ShowBiz

20/03/2017 20:12

Projekti i titulluar “Jeton në mua” u vlerësua shumë ndërsa mysafire ishte edhe legjenda e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha si dhe disa miq të këngëtares.

YouTube player

Së fundi ajo ka bërë një hap tjetër duke ‘punësuar” truproje për ta ruajtur nga afër, transmeton Telegrafi.

Kështu së paku ka shkruar Yllka krahas një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

“Prej sot zotëri truproja im” ka shkruar Yllka në llogarinë personale në Instagram.

Natyrisht, kjo ishte një shaka e këngëtares pasi ajo nuk ka asnjë arsye të ndihet e kërcënuar për të angazhuar truproje.