Yllin që e duan të gjithë, Marotta po e transferon te Interi

Inter ka besim të madh në Beppe Marottan.

Merkato

27/11/2018 09:52

Beppe Marotta do të jetë drejtori i ri i Interit, andaj ata shpresojnë në transferime të mëdha.

Sipas medieve në Itali, skuadra nerazure po tenton ta transferoj Sergej Milinkovic-Savicin, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori ka marr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane, andaj Lazio ka bërë me dije se ai kushton 100 milionë euro.

Inter do të shpresoj në aftësitë e Marotta për transferimin e Milinkovic-Savic, pasi Lazio nuk do ta ulë çmimin. /Lajmi.net/