Yllin që e do Juventus, po e transferon Man Utd

Manchester United është shumë afër të bëjë një transferim të madh në janar.

Merkato

11/12/2018 11:05

Manchester United po kërkon që në afatin e janarit ta transferoj një mesfushor.

Jose Mourinho ka dërguar skautët për ta shikuar disa herë nga afër lojën e mesfushorit të Lyonit, Tanguy Ndombele, përcjell “lajmi.net”.

Portugezi ka marrë fjalë të mira për të, andaj me gjasë do të tentoj ta transferoj atë në janar.

Por, një problem i madh është që Lyon kërkon plotë 100 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa Manchester United nuk ofron më shumë se 45 milionë.

Në garë për transferimin e 21 –vjetarit është edhe Juventus, mirëpo ‘Djajtë e Kuq’ po i prinë garës./ Lajmi.net/