Ylli i Shqipërisë sulmon ashpër De Biasin

Sulmuesi shkodran, Hamdi Salihi, ka reaguar ashpër ndaj Gianni De Biasit.

Sport

23/05/2016 09:38

Futbollisti i Skënderbeut ka deklaruar që disa persona të caktuar e kanë lënë atë jashtë Kampionatit Evropian.

“Unë nuk i kuptoj kriteret e Gianni De Biasit, FSHF duhej të më jepte një shpjegim. Disa persona të caktuar më lanë jashtë Kombëtares. Ky nuk është faji im, por i rrethanave që s’kanë të bëjnë fare me futbollin”, deklaroi Salihi për “Panorama”, përcjellë “Lajmi.net”.

Salihi ishte befasi jo e vogël në listën e përzgjedhësit De Biasi, pasi që shkodrani e ka fituar “Këpucën e Artë” në futbollin shqiptar këtë edicion dhe ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë në sukseset e Kombëtares gjatë viteve të fundit.