Ylli i Real Madridit mungon në “Euro 2016”

Dani Carvajal ka humbur Kampionatin Evropian. 

Sport

30/05/2016 12:58

Lëndimi i pësuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, do t’i kushtojë shtrenjtë mbrojtësit të Realit.

Ai ka kryer sot testet mjekësore, rezultati i të cilave ia mohon atij pjesëmarrjen në “Euro 2016”, përcjellë “Lajmi.net”.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Vincente Del Bosque, tashmë është njoftuar se s’mund të llogaritë në shërbimet e Carvajal.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.