Ylli që po rrokulliset tepër shpejtë, mund të shkaktojë shpërthimin më të fuqishëm ndonjëherë në univers

Ylli që po rrokulliset me një shpejtësi të jashtëzakonshme ëshët zbuluar nga shkencëtarët, të cilët po pohojnë se objekti ndëryjor është në rrezik të shpërthimit.

Fun

19/11/2018 21:38

Sipas tyre, është një prej atyre yjeve që mund të shkaktojë një ndër shpërthimet më të mëdha të universit në tërë periudhën e njerëzimit, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët thonë se ylli i panjohur më parë është i mbështjellë në një “re elegante të pluhurit spiral”, duke e bërë atë të duket “spektakolar”.

Në zemër të saj është një palë yjë masiv Wolf-Rayet, sipas një ekipi ndërkombëtar të studiuesve që botoi gjetjet në revistën “Astronomy of Nature”.

Yjet Wolf-Rayet janë të veçantë në nxehtësinë që ngërthejnë në vete.

Ata shpërthejnë në erërat e fuqishme të gazit të nxehtë dhe përfaqësojnë fazën e fundit të yjeve më masivë. /Lajmi.net/