Ylli që kërkohet nga Barcelona thotë se nuk e ka imagjinuar kurrë që do të luante në Ligën e Kampionëve

Ylli i PSV Eindhoven Hirving Lozano ka thënë se nuk e ka imagjinuar asnjëherë që do të luante në një ndeshje si ajo e së mërkurës kundër Barcelonës.

Sport

30/11/2018 22:15

23 vjeçari gjithashtu ka thënë se ëndrra e tij ishte vetëm të luante në divizionin e parë në Meksikë, si një profesionist.

Tash ai është shumë më larg se ajo që ka pritur vet lojtari. Ai po kërkohet me ngulm nga gjigantët e futbollit në Evropë.

“Kurrë nuk kam imagjinuar një diçka si kjo. Gjëja e parë që mendon është të luash në divizionin e parë. Ëndrra ime ishte të luaja në një stadium, si profesionist dhe falë Zotit e arrita atë” ka thënë ai në konferencën për shtyp të premten, transmeton lajmi.net.

“Pak nga pak fillojnë të rriten ëndrrat dhe unë mundohem gjithnjë të bëj më mirë” ka thënë në vazhdim.

“Herën e parë që kam dëgjuar himnin e Ligës së Kampionëve më ka impresionuar shumë. Është e bukur të luash në këtë kompeticion” ishin fjalët e meksikanit.

Kujtojmë se për lojtarin ka shprehur interesim edhe skuadra e Barcelonës. Nëse kryhet ndonjë lëvizje, atëherë ai definitivisht do të arrinte shumë shumë më larg se që ka menduar. /Lajmi.net/