Ylli i West Ham u përshëndet me tifozët, pritet transferimi te gjiganti i Premierligës

Marko Arnautovic ka lënë të kuptohet se i ka orët e numëruara te West Ham, duke i përshëndetur tifozët në ndeshjen ndaj Arsenal.

Sport

12/01/2019 16:29

West Ham United mposhti 1:0 Arsenalin në shtëpi, me një gol të shënuar nga Rice në minutën e 48’.

Sulmuesi me nënshtetësi austriake, Marko Arnautovic, iu paraqit për 78’ minuta në këtë ndeshje, duke u zëvendësuar për t’i liruar vendin Andy Caroll.

Gjatë largimit nga fusha, Arnautovic dhe tifozët vendas të West Ham u përshëndetën mesvete, në një ovacion duartrokitjesh që zgjati afër një minutë.

29 vjeçari është i lidhur me një kalim në Superligën e Kinës, ndërsa po ashtu po kërkohet edhe nga Manchester United.

Mundësinë e largimit të Arnautovic nuk e ka përjashtuar as trajneri Manuele Pellegrini pas fitores ndaj Arsenalit.

“Do të shohim se çfarë do të ndodh në ditën e ardhshme”, është përgjigjur shkurt trajneri kilian.

Arnautovic në vitin 2017 nga Stoke City është transferuar te West Ham United, dhe në 47 paraqitje në Premierligë, ka shënuar 47 gola./Lajmi.net/