Ylli i Unitedit, miku më i mirë i Agueros

Realizatori më i mirë në histori të Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka folur rreth jetës së tij jashtë futbollit dhe ka treguar se me kë kalon më së shumti kohë.

Sport

17/08/2018 16:23

Ishte për tu befasuar se miku i tij më i mirë është në skudrën rivale lokale. Bëhet fjalë për portierin e Manchester United, David De Gea.

Argjentinasi Aguero ka treguar se kohën e lirë e kalon me Nicolas Otamendin, bashkëlojtarin e skuadrës ose me anëtarin e United, David de Gea.

“Jetoj i vetëm. Benjamin (djali i Agueros) jeton me nënën e tij në Argjentinë. Është duke u shkolluar atje. Ai kalon këtu nga një javë gjatë muajit. Ka një dhomë të veçantë këtu”, ka thënë Aguero.

“Por shumicen e kohës e kaloj i vetëm. Dal në qytet me Nicon  ose De Gean. Më shpesh dal me De Gean. Ishim bashkëlojtarë ne Atletico Madrid dhe kemi raporte të mira, edhe pse jemi rival me skuadrat” ka vazhduar sulmuesi.

Kujtojmë se Aguero dhe De Gea u transferuan në të njëjtin sezon nga Madridi për në Mançester, por në dy skuadra të ndryshme. /Lajmi.net/