Ylli i Realit transferohet te Liverpooli nëse ndodh kjo gjë (FOTO)

Edhe Liverpooli ka hyrë në garë për të nënshkruar me James Rodriguezin.

Sport

26/03/2017 17:40

Kolumbiani do të largohet nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, pasi është i pakënaqur me tretmanin nga Zinedine Zidane, i cili nuk po i siguron minutash.

Por, për të nënshkruar me Liverpoolin, James Rodriguez ka vendosur një kusht.

Skuadra e Klopp duhet të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e anësorit kolumbian.

Kujtojmë se për James interesim po shprehin edhe Interi, Juventusi e Chelsea./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6