Ylli i Realit: Po ia dalim shumë mirë edhe pa Ronaldon

Mesfushori i Real Madridit, Isco, ka thënë se ‘Los Blancos’ po ia del edhe pa Cristiano Ronaldon.

Sport

06/09/2018 16:22

Ylli portugez këtë verë për 112 milionë euro u largua nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Juventusit.

Rekordi i tij në Spanjë ishte i jashtëzakonshëm, duke regjistruar më shumë gola se sa paraqitje.

“Crisitano është një lojtar i jashtëzakonshëm, shënon 40 deri në 50 gola në sezon”, ka thënë Isco.

“Nëse ne fitojmë do të thonë se mungesa e tij nuk po vërehet, por nëse nuk fitojmë, do të thonë se nuk mundemi pa të”.

“Ne tani po luajmë shumë mirë, lojtarët që nuk kanë shënuar shumë gola sezonin e kaluar, janë duke shënuar”.

“Kështu që ne po ia dalim pa Cristianon, por akoma ia dëshirojmë atij më të mirën”./Lajmi.net/