Ylli i Realit e jep deklaratën e vitit për Riberyn pas ndeshjes së mbrëmshme

"Riberi është një lojtar i madh dhe duket sikur është 25-vjeçar. Është i shpejtë, por unë doja thjesht të ndihmoja skuadrën”.

Sport

26/04/2018 14:15

Lukas Vazkez ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Dha asistin për golin e dytë dhe u shndërrua në mbrojtës kur Karvahal u dëmtua.

Ai vlerëson Riberinë si një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Ishte një kundërsulm shumë i bukur. I bëra presion Rafinjës dhe ai e humbi topin. Asensio e mbylli aksionin shumë bukur. Ai është një kampion i lindur dhe jam shumë i lumtur për golin që shënoi. Pozicioni? Unë bëj gjithmonë maksimumin në fushën e lojës dhe dua të ndihmoj shokët e skuadrës. Me ndihmën e tyre gjërat bëhen më të leht”.

“Riberi është një lojtar i madh dhe duket sikur është 25-vjeçar. Është i shpejtë, por unë doja thjesht të ndihmoja skuadrën”, tha Vaskez pas ndeshjes.

lukas vaskez