Ylli i Real Madrid: Secila skuadër do ta dëshironte Neymarin

Ditët e fundit janë rritur zërat për një kalim të mundshëm të Neymar drejt Real Madridit.

Sport

19/10/2018 20:47

Mediet bëjnë të ditur se Neymar ka një marrëveshje me presidentin e PSG për tu larguar nga klubi parisien, përcjell lajmi.net.

Destinacioni i tij po besohet të jetë La Liga, përkatësisht Barca apo Reali.

Rreth kësaj çështje ka folur edhe Lucas Vazques, anësori i Real Madrid.

Ai ka thënë se secila skuadër do ta donte Neymarin dhe ka adresuar disa lëvdata për brazilianin.

“Është shumë herët të flitet për transferimet. Tani për tani, kemi ato që kemi, për të tjerat mbetet të shihet. Ai (Neymar) është lojtar fenomenal dhe  secila skuadër do të dëshironte ta kishte” ishin fjalët e Vazquez.

Me interesim shumë të madh për të, mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Neymar për të ardhmen. /Lajmi.net/