Ylli i Premierligës dëshiron të kalojë te Unitedi në ditën e fundit të transferimeve

Lajme të mira për Jose Mourinhon në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Sport

09/08/2018 08:20

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire, ka shprehur dëshirën që të kalojë te Manchester United.

“Sky Sports” raporton se mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë ende shpreson që Manchester United do të tentojë të arrijë marrëveshje me Leicester Cityn për kalimin e tij në ‘Old Trafford’.

Manchester United sot ka ditën e fundit për të tentuar në finalizimin e kësaj marrëveshje, pasi në Premierligë në orën 18:00 mbyllet tregu i transferimeve.

Leicester City deri më tani ka hedhur poshtë dy oferta për Maguire, duke thënë se mbrojtësi nuk është në shitje./Lajmi.net/