Ylli i NBA “lëndon” tifozin, shikoni reagimin e tij

Philadelphia 76ers dhe Dallas Mavericks janë përballur me njëra tjetrën në një ndeshje para sezonale të NBA.

Sport

05/10/2018 16:40

Ishin 76ers që fituan takimin me rezultatin 120 – 114, në një ndeshje tejet interesante.

Gjatë ndeshjes ishte një moment paksa interesant që tërhoqi vëmendjen.

Në tentimin për të shpëtuar një top që po shkonte jashtë vijave anësore, Joel Embiid ka “lënduar” një tifoz.

Reagimi i lojtarit ishte për tu admiruar. Shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/