Ylli i Monacos niset për në Londër, nënshkruan për Chelsean (VIDEO/FOTO)

Pas Manchester Cityt, edhe Chelsea do të përforcohet te Monaco.

Sport

10/06/2017 16:31

Mesfushori Tiemoue Bakayoko, ka udhëtuar për në Londër për t’iu bashkuar Chelseas, shkruajnë mediet në Angli, përcjell lajmi.net.

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, është një tifozë i 22 vjeçarit, të cilin e dëshiron në mesfushën e tij së bashku me N’Golo Kante.

L’Equpie shkruan se Chelsea do t’i paguajë 40 milionë Monacos për Bakayokon, i cili në tre edicione te skuadra franceze, vetëm në Ligue 1, ka regjistruar 63 paraqitje dhe ka shënuar tre gola./Lajmi.net/

YouTube player