Ylli i Man Utd i uritur për më shumë minuta

Sezoni i ri ka treguar ndryshime të mëdha në formacionin e Manchester United.

Sport

13/12/2018 14:25

Jose Mourinho nuk po u “falë” më minutat e sezonit të kaluar  lojtarëve të njëjtë.

Alexis Sanchez, Romelu Lukaku, Marcus Rashford e Andreas Pereira janë lojtarët që nuk po përdorën thuajse fare nga strategu portugez këtë sezon.

Pereira, braziliani 22 vjeçar, ka startuar në ndeshjen e së mërkurës, si rrallë herë këtë sezon.

Pas ndeshjes ai është shprehur i lumtur dhe ka thënë se dëshiron të ketë shumë më shumë minuta në dispozicion.

“Jam i uritur për më shumë. Po provoj ta bëj më të mirën “ ka thënë braziliani për “MUTV”, transmeton lajmi.net.

“Ishte mirë për mua që të përfshihesha dhe të kisha disa minuta në dispozicion. Ishte e vështirë në fillim për shkak të ritmit të lojës, por unë provova më të mirën. Për fat të keq nuk ishte nata jonë” ka thënë tutje Pereira.

United nuk e ka filluar më së miri këtë sezon. Tifozët janë të pakënaqur me disa nga zgjedhjet e Mourinhos (Matic).

Mbetet të shihet nëse Pereira ka justifikuar besimin e trajnerit dhe nëse do të aktivizohet përsëri. /Lajmi.net/