Ylli i Man Cityt thotë se është më i mirë se Messi dhe Ronaldo

Ka vite që në futboll ekziston një debat i madh, nëse është më i mirë Lionel Messi po Cristiano Ronaldo.

Sport

10/01/2019 18:50

Të paktë janë ata sportistë, që nuk kanë dhënë një mendim rreth këtij debati, e shumë prej tyre e kanë pasur të vështirë edhe t’i ndajnë.

Por, mbrojtësi i Manchester Cityt, Kyle Walker, mendon se është më i mirë se Messi dhe Ronaldo.

Reprezentuesi anglez për këtë gjë ka sjellë edhe ‘dëshmi’, për të hapur një debat të ri.

Walker ka përshkruar foton: Gola në vitin 2019: Walker 1, Ronaldo: 0, Gola në Carabao Cup: Walker: 1, Messi: 0, t’i japim fund këtij diskutimi?

Sigurisht që kjo është një shaka për Walker, por që nuk mund të lihet anash një start i mirë për të në vitin 2019./Lajmi.net/