Ylli i madh nuk dëshiron Barcelonën, zgjedh Milanin (FOTO)

Gerard Deulofeu ka vendosur për të ardhmen e tij.

Merkato

15/06/2017 12:30

Gerard Deulofeu nuk dëshiron të rikthehet te Barcelona.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se mesfushori spanjoll preferon të mbetet në Milan, ku ishte i huazuar për pjesën e dytë të edicionit të kaluar.

Deulofeu ka kontratë me Evertonin por Barcelona ka opsionin e rikthimit të tij gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/