Ylli i madh e do kalimin te Juventusi

Marcelo përfundimisht e kërkon largimin nga Real Madridi.

Merkato

22/10/2018 09:02

Marcelo ishte i lidhur me një largim edhe në këtë verë nga Real Madridi.

Mbrojtësi brazilian nuk është i lumtur te skuadra spanjolle, andaj është i vendosur që të largohet, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘Tuttosport’, Marcelo i ka bërë me dije Real Madridit se e dëshiron kalimin te Juventusi.

‘Zonja e Vjetër’ e kishte kërkuar transferimin e brazilianit edhe në këtë verë, andaj do ta kërkoj përsëri në janar. /Lajmi.net/