Ylli i Liverpool rrezikon pesë vite burg

Qendër mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, rrezikon plot pesë vite burg, pasi që dyshohet se ka dhënë një deklarim të rrejshëm në gjykatë.

Sport

20/09/2018 09:50

Seanca ishte zhvilluar ndaj ish-presidenti të Dinamo Zagrebit, i cili u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg si pasojë e mashtrimit me evazionit fiskal, shkruan “Panoramasport”.

Prokurorët vërtetuan se Mamic, një nga figurat më të mëdha të futbollit kroat, bashkë me vëllezërit e tij dhe dy persona të tjerë kanë përfituar 15 milionë euro nga shitja e lojtarëve të ndryshme, duke nisur nga viti 2008, kur mori drejtimin e Dinamos, duke iu shmangur 1.6 milionë euro taksave.

Një nga marrëveshjet për të cilat Mamic akuzohet edhe është transferimi i Lovren te Lyoni në vitin 2010, ku Mamic mori 50% të 7.5 milionë eurove që paguan francezët për qendërmbrojtësin.

Flitet se Lovren ka përfituar vetëm një shumë të majme nga ky transferim. Futbollisti nuk pagoi taksa për këtë dhe në gjykatë pohoi se nuk ishte e vërtetë. Tani që ekzistojnë provat për këtë shkelje, lojtari i Liverpool rrezikon burgun për dëshmi të rremë.