Ylli i Kosovës në mesin e 500 futbollistëve më me ndikim në botë (FOTO)

Revista e njohur World Soccer ka publikuar listën e 500 futbollistëve më me ndikim në botë, në mesin e të cilëve është edhe ylli i Kosovës, Valon Berisha.

Sport

28/06/2017 23:32

Paraqitje e mira të Valon Berishës me Kosovën dhe skuadrën e tij Red Bull Salsburg, kanë bërë që ai të përfshihet në mesin e 500 futbollistëve më me ndikim në botë, të përzgjedhur nga revista World Soccer.

Për çudi, në këtë listë nuk është asnjë futbollist i Kombëtares shqiptare, pavarësisht se shumica e tyre luajnë në skuadra të njohura evropiane.

Madje as futbollisti i Napolit, Elseid Hysaj, që me skuadrën e tij përfunduan në vendin e tretë në Serie A.

Pothuajse të gjitha shtetet përfaqësohen të paktën me një lojtar mes të cilave janë edhe Zimbabve, Bolivia, Kepi i Gjelbër dhe shumë të tjera, por jo edhe Shqipëria.