Ylli i Kosovës i bashkohet skuadrës së njohur nga Serie A

Arbër Zeneli mund të kalojë në Serie A.

Sport

25/07/2017 16:04

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, mund të kalojë në Serie A, te skuadra e Torinos.

Ky lajm bëhet i ditur në mediet italiane.

Raportohet se Torino mund t’i paguajë deri në 5 milionë euro holandezëve të Heerenveen për 22 vjeçarin nga Kosova

Zeneli, në Heerenven ka kaluar në fillim të vitit 2016 nga IF Elfsborg. Në 49 paraqitje në Holandë, ka shënuar 10 gola./Lajmi.net/