Ylli i Kosovës e nis ditën me një super-lajm

Hekuran Kryeziu ka kaluar vitin më të mirë në karrierën e tij si futbollist.

Sport

26/05/2017 08:55

Mesfushori kosovar ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit zviceran me skuadrën e tij Luzern.

Kësisoj e përditshmja zvicerane ’20min.ch’ ka hapur edhe sondazhin për futbollistin më të mirë të vitit në Luzern.

Reprezentuesi kosovar ishte më i miri në këtë garë duke fituar bindshëm para shokëve të skuadrës.

24-vjeçari ka marrë 1032 vota nga lexuesit e ’20min.ch’ duke lënë mbrapa kundërshtarin e tij Jonas Omlin për 400 vota, pasi portieri zviceran ka marrë 620 vota.

Në pozitën e tretë u radhit sulmuesi veteran i skuadrës Marco Schneuwly me 561 vota.

Gjilanasi këtë edicion ka qenë lider i padiskutueshëm në mesfushën e Luzernit duke shënuar edhe dy gola të bukur.