Ylli i Kombëtares shqiptare ia shpëton jetën kundërshtarit

Kamer Qaka është kthyer në një hero në vikendin që shkoi.

Sport

06/11/2018 13:20

Kamer Qaka i ka shpëtuar jetën lojtarit të Universitatea Kraiova, Valentin Mihalia.

Lojtari kundërshtar kishte mbetur i shtrirë në fushë, ndërsa Qaka ka reaguar shpejtë duke i ofruar ndihmën e parë, përcjell “lajmi.net”.

Mihalia ka filluar të marr veten pas intervenimit të shpejtë të lojtarit shqiptar, pasi rrugët e frymëmarrjes filluan të qarkullonin.

Lojtari i Universitatea Kraiova u dërgua në spital, ndërsa gjendja e tij është e mirë. /Lajmi.net/