Ylli i Juventusit transferohet në Premierligë për 60 milionë euro

Pas shpalljes kampion në Serie A për të shtatën herë, Juventus do të fillojë të mendojë për lëvizjet në tregun e transferimeve, qoftë për prurjet ashtu edhe për largimit.

Sport

14/05/2018 18:56

Nga emrat e mundshëm për t’u larguar, është edhe Alex Sandro.

Sipas raportimeve në Angli, për mbrojtësin brazilian po interesohet Manchester United.

Jose Mourinho e cilëson Sandron si zëvendësues ideal të Luke Shaw.

Pas finales së FA Cup kundër Chelsea më 19 maj, ‘Djajtë e Kuq’ do të tentojnë të mbyllim marrëveshjen për 60 milionë euro me Juventusin për Sandron./Lajmi.net/