Ylli i Interit refuzon Barcën dhe Untedin

Mbrojtësi Milan Skriniar është i vendosur të qëndrojë te Interi.

Sport

05/12/2018 09:55

23 vjeçari sllovak ka hedhur poshtë spekulimet për një transferim të mundshëm te Barcelona apo Manchester United, duke shprehur besimin për skuadrën e Interit.

Janë Barcelona dhe Manchester United që kanë shprehur interesim për ish anëtarin e Sampdorias, që po kalon formë të mirë te Inter, për t’u cilësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.

“Ekipet e mëdha po më kërkojnë mua, por Interi është një ekip fantastik”, ka deklaruar Skriniar, përcjell ‘lajmi.net’.

Skiniar 23 vjeçar, ka regjistruar 48 paraqitje për Interin, duke shënuar edhe katër gola./Lajmi.net/