Ylli i Interit: Kurrë nuk transferohem te Juventusi!

Udhëheqës i heshtur, jo nga fjalët, por nga veprat.

Sport

20/01/2017 22:37

Bëhet fjalë për Joao Mirandan, mbrojtësin brazilian që është rikthyer në një nga pikat kyçe te Interit këtë sezon.

Miranda po kalon vetëm sezonin e dytë te Interi, pas transferimit nga Atletico Madrid, por ka mjaftuar kjo kohë e shkurtër që ai të lidhet emocionalisht me fanellën zikaltër.

Ai shkon aq larg saqë i mbyll derën edhe Juventusit për të ardhmen, në shenjë respekti për Interin.

Në pyetjen se a do të jetë e ardhmja e tij vetëm te Interi, ai është përgjigjur shkurt duke i mbyllur derën skuadrës kampione të Serie A:” Kurrë te Juventusi”, përcjell lajmi.net.

“Interi është sjellë shumë mirë me mua, si drejtuesit ashtu edhe tifozët, ata më pritën mua si të birin e tyre, kjo skuadër tashmë është në zemrën time”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6