Ylli i Evertonit thyen këmbën, Rondon ‘shpërthen’ në lot pas ndërhyrjes që bëri

Një lëndim i rëndë është parë në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës e cila përfundoi 1:1 mes Evertonit dhe WBA-së.

Sport

20/01/2018 19:00

Është mesfushori i Everonit, James McCarthy që ka pësuar një frakturë në këmbë gjatë një dueli me sulmuesin Salomon Rondon.

Rondon krejt aksidentalisht qëlloi këmbën e djathtë të McCarthy, duke tentuar ta qëllonte topin.

Derisa McCarthy po i jepej ndihma e parë, Rondon nuk ka mundur t’u përmbahet lotëve, duke u ndjerë tepër i zhgënjyer për lëndimin që ia shkaktoi kundërshtarit./Lajmi.net/