Ylli i Everton shpreson për një tjetër mundësi nga PSG

Ylli i Everton, Idrissa Gueye duket se po shpreson akoma për një kalim tek Paris Saint Germain.

Sport

15/02/2019 23:55

Gueye nuk është dorëzuar në shpresën për të nënshkruar me Paris Saint Germain, pasi këta të fundit dërguan dy oferta për të gjatë janarit.

Të dy këto oferta kishin përfunduar duke u refuzuar nga drejtuesit e klubit të Everton, transmeton lajmi.net.

Trajneri Marco Silva kishte konfirmuar se skuadra nga Liverpool ka refuzuar një ofertë prej 22 milionë funteve dhe një tjetër prej 26 milionë funteve.

Reprezentuesi i Senegalit e dëshironte një kalim në Ligue 1, por skuadra nuk ishte gati të heq dorë nga shërbimet e tij.

Mbetet të shihet nëse gjatë verës PSG do të tentojnë përsëri të sigurojnë shërbimet e tij. /Lajmi.net/