Ylli i Chelseas thotë se Man Utd nuk u vërejt në fushë

David Luiz është deklaruar për barazimin e Chelseas (2:2) me Manchester Unitedin.

Sport

21/10/2018 20:24

David Luiz ka thënë se Chelsea e ka dominuar ndeshjen ndaj një Manchester Unitedi që nuk u vërejt në pjesën e parë.

“Ne u munduam të fitonim që nga minuta e parë,”ka thënë brazilian, përcjell “lajmi.net”.

“Ne kontrolluam ndeshjen, u munduam të krijonim hapësira për të shënuar disa gola. Ata erdhën me planin vetëm për të mbrojtur dhe të luajnë me kundërsulm.

“Mendoj se në pjesën e parë ishim vetëm ne që luajtëm futboll. Mund të kishim vrarë ndeshjen duke shënuar edhe një gol tjetër, por nuk është asnjëherë e lehtë të fitosh në Premierligë, sidomos ndaj një kundërshtari të madh.

“Pjesa e dytë ishte më e vështirë por, ne nuk i humbëm shpresat edhe pas golit të dytë të United. Bëmë një ndeshje të madhe dhe u shpërblyem në fund”, ka përfunduar Luiz. /Lajmi.net/