Ylli i Chelseas për Odoin: Nuk e di pse dikush do të shkonte te Bayerni

Marcos Alonso ka bërë një deklaratë të papritur për të ardhmen e Callum Hudson-Odoit te Chelsea.

Merkato

10/01/2019 12:47

Marcos Alonso e ka këshilluar Callum Hudson-Odoin që të qëndroj në skuadër dhe të luftojë për vendin e tij në formacionin bazë.

Mbrojtësi spanjoll tha se ai nuk e di se përse një lojtar dëshiron të kalojë te Bayern Munich.

“Ai është lojtar shumë i mirë, është shumë i ri. Ai duhet që të ketë durimin dhe të jetë i uritur për të luftuar për vendin e tij në këtë ekip”, tha fillimisht Alonso, përcjell lajmi.net.

“Këtë duhet ta bëjë ai sepse i kat ë gjitha kushtet për t’u bërë lojtar i madh, tani është në dorën e tij që të luftojë për një vend dhe të tentojë të gjejë minuta.

“Ne jemi Chelsea, një tjetër ekip i madh në garën më konkurruese në Ligën Premier, e nuk e di pse dikush do të dëshironte të shkonte te Bayern Munichu”, u shpreh spanjolli. /Lajmi.net/