Ylli i Chelsea del hapur, i pakënaqur me vendimin e Contes (FOTO)

Cesc Fabregas ka shprehur zhgënjimin e tij me vendimin e trajnerit Antonio Conte.

Sport

28/05/2017 17:19

Conte, në ndeshjen finalen të FA Cup kundër Arsenalit, vendosi ta lë në bankinë mesfushorin spanjoll.

Ky vendim i italianit, nuk i ka pëlqyer Fabregasit, që deklaron se e ka merituar ta nis nga minuta e parë ndeshjen ndaj Arsenalit, pas formës të mirë që ka kaluar në ndeshjen e fundit.

“Mendoj se kam luajtur mirë, shumë mirë muajt e fundit”, ka deklaruar Fabregas, përcjellë ‘Lajmi.net’.

“Isha në formë të mirë dhe mendoj se ishte e turpshme që nuk e fillova ndeshjen. Kam luajtur shumë mirë dhe ekipi fitonte, shënonte shumë gola dhe mbrohej mirë”./Lajmi.net/