Ylli i Bundesligas fut në luftë Barcën dhe Chelsean

Reprezentuesi serb i cili luan me Frankfurt, Luka Jovic, ka futur në luftë dy gjigantët evropianë të futbollit.

Sport

18/02/2019 18:30

Barcelona janë duke prirë garën për shërbimet e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Luka Jovic, në konkurrencë me Chelsea, shkruan ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

Shumë skuadra të mëdha evropiane janë duke monitoruar reprezentuesin serb, i cili ka shënuar 19 gola në 29 paraqitje.

Jovic luan tek Frankfurt si i huazuar nga Benfica, dhe pritet që skuadra gjermane ta blejë kartonin e tij për 6 milionë euro.

Frankfurt besohet se do të kërkojnë rreth 60 milionë për të liruar 21 vjeçarin që po shkëlqen në Bundesliga.

Barca janë në kërkim të zëvendësuesit të Luis Suarez, dhe Jovic duket lojtari premtues që ka tërhequr vëmendjen e skuadrës katalane. /Lajmi.net/