Ylli i Brazilit shënon gol pa e shikuar portën (Video)

Ylli i Brazilit, Roberto Firmino ka arritur të shënojë një gol të pabesueshëm në miqësoren kundër Kilit.

Sport

30/03/2015 11:08

Super-lojtari, Firmino arriti ta dërgojë topin në rrjetën e Kilit duke mos e shikuar atë fare.

Ky padyshim që është një gol i pabesueshëm, pasi nuk shihet shpesh në botën e futbollit.

Përndryshë, Brazili e fitoi këtë takim me rezultat 1-0, pikërisht falë këtij goli.

YouTube player