Ylli i Barcelonës në 24 orët e ardhshme transferohet në Premierligë

Lucas Digne do të jetë goditja e madhe e Everonit këtë verë.

Sport

29/07/2018 22:28

Skuadra angleze është pranë finalizimit të marrëveshjes me Barcelonën për mbrojtësin e krahut të majtë.

Burime të ‘Sky Sports’ bëjnë të ditur se në 24 orët e ardhshme do të arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe Evertonit.

Everton besohet se është pajtuar t’i paguajë Barcelonës rreth 25 milionë euro për francezin 25 vjeçar.

Digne në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Romës dhe të PSG-së./Lajmi.net/