Ylli i Atleticos e “ngrit në qiell” Messin, ja çfarë thotë për të

Lionel Messi për shumë kë konsiderohet si lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Sport

22/01/2019 17:12

Pëlqim të madh për yllin e Argjentinës duket se ka edhe ylli brazilian i Atletico Madrid, Filipe Luis.

Ai në një intervistë të tijën ka komentuar për lojtarin e Barcelonës, duke thënë se ai është më i miri në botë.

“Secili që thotë se Messi nuk e ka merituar “Topin e Artë”, nuk di asgjë rreth futbollit” ka thënë Luis, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se këtë vit fitues i Topit të Artë ishte kroati Luka Modric, i cili fitoi garën me Griezmann dhe Ronaldon.

E gjëja më e pakuptimtë në këtë ceremoni, ishte përfundimi i Lionel Messit në pozitën e pestë në këtë garë. /Lajmi.net/