Ylli i Atletico Madrid është objektivi kryesorë i Man City

Manchester City është kthyer përsëri për të menduar për repartin e mesfushës.

Sport

17/02/2019 11:31

Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola do ta vuaj shumë pensionimin e Fernandinhos, për të cilin akoma nuk ka një zëvendësues të denjë.

Saul Niguez i Atletico Madrid është lojtari i fundit që po vëzhgohet nga udhëheqësit e ‘Citizens’, shkruan ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

Klauzola liruese e Saul është 130 milionë funte. Lojtari është në vitin e dytë të kontratës dhe City do ta ketë të vështirë të bind skuadrën nga Madridi.

Kohë më parë, anglezët kishin mbyllur një marrëveshje me Atleticon, kur kishin transferuar sulmuesin argjentinas Sergio Aguero.

Manchester City synon që ta transferojë Saul Niguez gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/