Ylli i Arsenalit: Nuk kam arsye të largohem nga skuadra

Mbrojtësi francez, Laurent Koscielny e ka treguar publikisht të ardhmen e tij.

Sport

23/07/2017 16:46

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të largohet nga Arsenali, pasi e ka gjetur veten mjaft mirë, transmeton lajmi.net

“Kur u transferova këtu nuk e dija se sa do të qëndroj, por qe 8 vite jam në Londër dhe jam shumë i lumtur”, tha Koscielny.

“Kam kontratë afatgjate me Arsenalin dhe nuk kam arsye të largohem. Do të qëndroj këtu, dhe të punoj për rezultate sa më të mira për klubin”, përfundoi mbrojtësi francez.

Ai ka folur edhe për Wengerin, të cilin e ka cilësuar si trajner mjaft profesional. /Lajmi.net/