Ylli dhe dështaku i Realit në fitoren 2:0 ndaj Getafes

Real Madridi arriti ta fitojë ndeshjen e parë për sezonin 2018/19 në La Liga, duke triumfuar ndaj Getafes me rezultat 2-0.

Sport

20/08/2018 09:01

Golat për Los Blancos i shënuan Daniel Carvajal (20’) dhe Gareth Bale (51’).

Më i miri në këtë takim ishte Carvajal, por me notë të lartë u vlerësuan edhe Nacho, Toni Kroos dhe Bale.

Nga ata që startuan Isco ishte lojtari me notën me të vogël te Los Blancos.

Te Getafe më i miri ishte mbrojtësi Damian Suarez, por vlen të përmendet edhe Mauro Arambarri.

Ndeshja e ardhshme e Realit në La Liga është Gironas.