Ylli botëror bashkëpunim me motrat Istrefi, Era dhe Nora bashkojnë forcat me…

Prej kohësh kemi dashur një këngë nga Era dhe motra e saj Nora Istrefi. E tani dëshira jonë është plotësuar pasi shumë shpejt do kemi në’duart tona’ këngën e tyre më të re.

ShowBiz

04/12/2018 23:40

intv.al meson se kënga është gati dhe përpos këtij fakti ato do të vijnë në bashkëpunim me këngëtarin me origjinë shqiptare i njohur në mbarë botën, Claydee.

Që do të vinte një bashkëpunim midis Erës dhe Claydee-t e kemi mësuar më parë dhe këtë gjë e kanë bërë vetë ata të ditur, por që surpriza do ishte Nora këtë se kemi pritur.

Madje fundjavën që kaloi të tre u gjendën në Athinë në shtëpinë diskografike. Më poshtë do mund të dëgjoni edhe një pjesë të këngës, e cila mendohet se do të titullohet “Act like a player”, por ende asgjë nuk është e sigurt! Ajo çka është e sigurt është se do ju pëlqejë shumë dhe do fiksoheni me të sapo ta dëgjoni./intv.al/

YouTube player