Yll Limani shkëlqen në apsolventiadë, ja si ka zgjedhur të vishet (Foto)

Në vazhdën e mbrëmjeve të maturës dhe apsolventiadës pothuajse të gjithë zgjedhin veshjet më të bukura.

ShowBiz

24/05/2017 15:32

Njësoj ka bërë edhe Yll Limani i cili nëpërmjet disa imazheve në Instastory ka treguar se si është dukur mbrëmë (e marte) në natën e veçantë të apsolventiadës, shkruan lajmi.net

Ylli këtë ia ka besuar Valdrin Sahitit i cili detajisht është kujdesur për veshjen e këngëtarit të njohur.

Ai ditë më parë përfundoi me sukses studimet në AUK dhe nuk munguan urimet e shumta nga familjarë, miq e fansa.

Ky ishte një hap tjetër i suksesshëm i këngëtarit i cili tashmë do t’i përkushtohet edhe më shumë muzikës, e për këtë dhe detaje të tjera nga jeta artistike dhe personale e Yllit mos e humbisni intervistën ekskluzive për emisionin ‘Mirage’ këtë të premte në ora 19:00./Lajmi.net/