Yll Limani dhe Majk së shpejti me një bashkëpunim?

Dy yjet e estradës, Yll Limani dhe Majk do të publikojnë së shpejti një projekt të përbashkët.

ShowBiz

22/07/2018 10:37

Sipas Prive bëhet fjalë për një projekt romantik të dy prej emrave më të dashur të skenës.

Kjo këngë është në plan të realizimit, e vetëm në fazën fillestare të tij. Publikimi i këtij projekti parashihet pas përfundimit të sezonit të verës.

Yll Limani vetëm ditë më parë lansoi këngën e re, kurse Majk pas projektit “Paris Milano” nuk lansoi këngë të re, por pritet që brenda pak ditësh ta bëjë këtë.

Ndërkaq, projekti më i sukseshëm i këtij viti për Majk mbetet “Pasha Jetën”, një bashkëpunim i tij me Capital T.

YouTube player
YouTube player