Yjet shkruajnë telegrame ngushëllimi për vdekjen e dizejnerit Azzedine Alaia
Gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë dizejneri i njohur Azzedine Alaia.
ShowBiz
Dizejneri tunizian, i cili kishte veshur shumë prej yjeve të njohura, madje edhe ish-zonjën e parë të SHBA-ve, Michelle Obama, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale, emrat e njohur kanë shprehur ngushëllime për familjen e Alaias, ndërsa për të dhanë fjalë të mëdha.
Janë Kim Kardashian, Rihanna, Lady Gaga e Victoria Beckham; vetëm disa prej fytyrave publike që kanë shkruar mesazhe ngushëllimi për vdekjen e Alaias.
Por, përveç tyre edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e dizejnerit, duke ndarë një fotografi me të.