Yjet që nuk e kanë fituar Ligën e Kampionëve

Disa prej tyre konsiderohen si futbollistët më të mirë në histori, ndërsa të tjerët janë ende yje të sotmes. Por, ata të gjithë janë një të përbashkët, nuk e kanë fituar asnjëherë trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sport

22/05/2014 20:47

Trofeu i Ligës së Kampionëve, së bashku me titullin e Kampionatit botëror, janë sukseset më të mëdha në karrierën e një futbollisti.

Vetëm një herë në jetë mund t’ju ofrohet mundësia për diqka të tillë, dhe me gjithë faktin se shumë yjeve të futbollit u ka rastisur që të shijojnë triumfin kontinental, kë të atillë që ende nuk e kanë ndjerë atë kënaqësi.

Besoni apo jo, një prej futbollistëve që ende nuk ka fituar Ligën e Kampionëve është Gianluigi Buffon.

Buffon është shpallur pesë herë kampion i Serie A, fitoi Kupën UEFA, Kampionatin botëror, por në finalen e garës kontinentale u mposht pas penalltive nga Milani më 2003. Njësoj si Buffon është edhe Zlatan Ibrahimovic, edhe pse ai luajti për Juventusin, por edhe skuadra të ndryshme si Barcelona, Milan, Inter, Ajax dhe tani Paris Saint-Germain.

Lothar Matthaus ishte vetëm dy minuta larg trofeut më 1999, por Bayern Munichu i tij nga epërsia 1:0 në fund humbi 2:1.

Çka të themi për brazilianin Ronaldo? Fenomen, ishte futbollisti më i mirë në botë, i tmerroi mbrojtjet kundërshtare, por në PSV, Barcelonë, Inter, Real Madrid dhe Milan nuk e pati mundësinë të fitonte trofeun.

Dhe, në fund vijmë tek më i madhi, Diego Maradona.

El Pibe nuk e pati fatin të fitonte trofeun e kampionit të Evropës për klube, me Napolin u ngushëllua vetëm me titullin e kampionit të Italisë. Në mesin e të lartpërmendurve zënë vend edhe Pavel Nedved, Patrick Vieira, Sol Campbell e të tjerë.