Yjet që mund të largohen nga PSG para ndeshjes me Realin

Na kanë mbetur edhe dy ditë deri në kalimin e vitit 2018.

Sport

29/12/2017 19:33

2018 do të sjellë emocione të mëdha në futboll, me vet faktin e organizimit të Kampionati Botëror.

Por, para se të vijë koha për Kupën e Botës, Real Madrid dhe PSG duhet t’’i bëjnë llogaritë në Ligën e Kampionëve.

Në muajin shkurt, këto dy skuadra do të takohen në kuadër të 1/16 të garës elitare evropiane.

E deri te kjo ndeshje, te skuadra e PSG mund të ketë shumë ndryshime. Janë disa lojtarë që janë pjesë e spekulimeve për t’u larguar gjatë afatit kalimtar, përfshirë edhe Angel Di Marian.

‘Marca’ ka bërë një shkrim me emrat e përfolur për t’u larguar, siç janë Di Maria, Pastore, Lucas Moura, Ben Arfa e Julian Draxler./Lajmi.net/