Yjet që Juventusi në vitet e fundit i ka transferuar falas

Emre Can mund të jetë futbollisti i parë që do t’i bashkohet Juventusit pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

05/01/2018 16:46

Reprezentuesi gjerman sipas lajmeve që qarkulluan sot në mediet sportive, ka arritur marrëveshje me Juventusin, si transferim i lirë në qershor, përcjell lajmi.net.

Emre Can ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të këtij viti, dhe gëzon të drejtën të nënshkruajë me secilën do skuadër që i ofron kontratë.

Këtë mundësi, e ka shfrytëzuar Juventusi, që viteve të fundit jo rrallë herë ka transferuar lojtar falas që kanë qenë në përfundim të kontratës.

Njëri prej tyre është edhe Paul Pogba, të cilin pastaj ia shiti Manchester Unitedit për 105 milionë euro.

Lojtarët që Juventusi viteve të fundit i ka transferuar falas:

/Lajmi.net/